Ombudsmani për diskriminimin

Detyra e ombudsmanit për barazinëështë të përkrahë barazinë dhe të ndërhyjë në raste të diskriminimit. Ombudsmani për barazinëështë autoritet zyrtar i lirë dhe i pavarur.

Mund t’i drejtoheni ombudsmanit për diskriminimin nëse keni provuar ose keni hetuar diskriminim për shkak të origjinës, gjuhës, shtetësisë, fesë, besimit, opinionit, veprimtarisë politike, veprimtarisë sindikaliste, marrëdhënieve familjare, moshës, orientimit seksual, gjendjes shëndetësore, invaliditetit apo për ndonjë tjetër arsye që lidhet me personin në fjalë.

Në detyrat e ombudsmanit për diskriminimin bën pjesë edhe përkrahja e gjendjes, e të drejtave dhe e pozitave të grupeve të cilat mund të jenë pre e diskriminimit, si shtetasit e huaj. Gjithashtu, ombudsmani për diskriminimin ka si mision të vecantë të mbikqyrë largimin e shtetasve të huaj nga vendi dhe të shërbejë si raportues kombëtar i trafikut të qenieve njerëzore.

Ombudsmani për diskriminimin shqyrton diskriminimin për arsye të gjinisë ose të identitetit seksual.

Ndihmë nga ombudsmani për diskriminimin

Kontaktoni shërbimin për klient të ombudsmanit për diskriminimin, nëse të diskriminojnë ose nëse ke hetuar diskriminimin e tjetrit. Mund të kontaktoni edhe në emër të personit që ka qenë objekt i diskriminimit.

Ombudsmani për diskriminimin jep këshilla dhe udhëzime, ndihmon nësqarimin e të dyshuarit për diskriminim dhe në rast nevoje merr masa për garantimin e të drejtave ligjore të viktimës nga diskriminimi. Lidhur me sqarimin për të dyshuarin për diskriminim, ombudsmani mund të kërkojësqarime nga pala e dyshuar dhe informacione shtesë nga palë të tjera. Personeli i ombudsmanit për diskriminimin ka detyrimin e ruajtjes së sekretit profesional, për shembull, lidhur me cështje delikate të jetës private të personit.

Ombudsmani për diskriminimin nuk mund të urdhërojë një zyrtar tjetër që të veprojë në një mënyrë të caktuar ose për të marrë një vendim të caktuar. Ombudsmani për diskriminimin nuk mund ta ndryshojë vendimin e zyrtarit tjetër dhe ju, para së gjithash, duhet të përdorni rrugët e ankimimit dhe apelit nëse dëshironi ndryshimin e vendimit.

Ndihma ligjore kryesore që ofron ombudsmani për diskriminiminështë kryesisht në formën e këshillave. Në raste të jashtëzakonshme, ombudsmani mund të ndihmojë ose të urdhërojë punonjësin e zyrës së vet për të ndihmuar në gjyq një klient qëështë objekt i diskriminimit. Parakusht është që lënda duhet të ketë rëndësi të madhe shoqërore në aspektin e parandalimit të diskriminimit.

Hartimi i ankesës

A jeni diskriminuar? Kontaktoni ombudsmanin për diskriminim nëpërmjet postës elektronike, duke telefonuar në zyrën e informacionit të ombudsmanit ose nëpërmjet letrës. Takimet personale duhet të caktohen paraprakisht. Shërbimet e zyrës janë falas.

Zakonisht ne nuk e shqyrtojmë ankesën tuaj njëkohësisht me zyrtarët e tjerë, ndaj na informo nëse lënda juaj është marrë diku në shqyrtim.

Plotësoni formularin e ankesës

Ankesë me shkrim e formës së lirë (postë elektronike, letër)

Mund të na dërgoni një ankesë të formës së lirë me postë elektronike ose me letër. Gjuhët e punës në zyrë janë finlandishtja, suedishtja dhe anglishtja. Gjithashtu, mund ta bëni ankesën me shkrim në gjuhën tuaj amtare. Shpresojmë që ankesa të jetë jo më shumë se dy faqe.

Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme kur të shkruani ankesën:

  1. Pse dyshoni që ju kanë trajtuar kështu, pikërisht për shkak të cilësive tuaja personale?
  2. Cfarë ka ndodhur dhe kush, për mendimin tuaj, ju ka trajtuar keq?
  3. Kur dhe ku ndodhi?
  4. A ka informacione shtesë me shkrim lidhur me ngjarjen? A ka patur dëshmitarë?
  5. A është lënda diku tjetër për shqyrtim?
    1. Cila shkallë zyrtare po e shqyrton / e ka shqyrtuar lëndën? (psh:ombudsmani i parlamentit, policia, gjykata administrative)

Ankesës mund t’i bashkëngjitni kopjet e dokumentëve më të rëndësishëm.

Dërgojeni ankesën me postë elektronike në adresën: yvv(at)oikeus.fi

Ose me postë në adresën:

Yhdenvertaisuusvaltuutetun toimisto
PL 24
00023 VALTIONEUVOSTO

Telefoni i zyrës së informacionit për klientë

Telefoni i zyrës së informacionit të ombudsmanit për diskriminimin, është hapur gjatë ditëve të punës nga ora 10–12. Gjatë kësaj kohe mund të merrni informacione të shpejta për lëndën tuaj.

Shërbimi telefonik ofron shërbim në finlandisht, suedisht ose anglisht. Telefonatat kushtojnë sipas cmimeve të zakonshme të operatorëve telefonikë dhe nuk ka shpenzime të tjera shtesë për shërbimin. Në bazë të kërkesës tuaj ne mund t’ju telefonojmë juve.